May 14, 2024
Maqedoni

Lloga koordinohet me prokurorin shtetëror të Zvicrës për Luftën kundër parasë së pistë të politikanëve në RMV

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka biseduar me prokurorin shtetëror të Zvicrës, Stefan Blatler në drejtim të përforcimit të kapaciteteve për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell Nistori.

Lloga për bisedën ka informuar përmes Fejsbukut të cilën e ka transmetuar Ministria e Drejtësisë.

“Forcojmë kapacitetet për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke përfituar nga mbështetja dhe përvoja e miqve tanë. Njëkohësisht hapim dritare të re të marrëdhënieve shtetërore dhe profesionale me organet zvicerane të ndjekjes penale, falë rolit tonë proaktiv. Bisedë e hapur, miqësore, në besim, për pista të reja bashkëpunimi me Prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blatler. Luftë krimit të organizuar, parasë së pistë të politikanëve dhe oligarkëve, ndihmë për reformën në sistemin gjyqësor, etj”, thekson Lloga.

Ai më tej shton se, dritarja e bashkëpunimit mbetet e hapur për takime të tjera të nivelit të lartë me homologun tim zviceran, së shpejti”, thekson Lloga.