Llatasi tregoi si kishte përdhunuar një vajzë në moshën 15-vjeçare, reagon Komiteti i Helsinkit
Komiteti i Helsikit për të Drejtat e Njeriut ka reaguar ndaj intervistës së youtuberit Stefan Llazarov, në të cilën të ftuar e ka pasur gazetarin Dragan Pavlovic – Llatas, i ka treguar se si ai me disa shokë në moshën 15-vjeçare e kanë përdhunuar një vajzë.
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se “kjo kulturë e të folurit i jep mbështetje abuzuesve dhe nënçmon viktimat”.
“Kjo kulturë u jep mbështetje abuzuesve, të cilët jo vetëm vazhdojnë të jetojnë normalisht, por të festohen si “burra të vërtetë” dhe fitues. E njëjta kulturë dënon viktimat, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se sistemet mbështetëse janë pothuaj inekzistente. Kësaj kulture duhet t’i jepet fund, me zë të lartë dhe të qartë”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.
Ndërkohë edhe kompania “Kozhuvçanka”, e cila është prodhuese e “Sinalco”, logoja e së cilës duket në emisionin e Stefan Llazarovit, ka kërkuar që të largohet e njëjta dhe informon se nuk e mbështet emisionin në të cilin promovohet kulturë e tillë.
Gjithashtu në rrjetet sociale ka pasur reagime të mëdha ndaj deklaratave të Llatasit.
“Në videon, e cila tashmë ka mbi 50 mijë shikime, për dy bashkëbiseduesit dhunimi është burim argëtimi dhe të qeshurash, me të cilin drejtpërdrejt i dërgojnë mesazh publikut të madh se nuk është vetëm diçka normale, por edhe qesharake. Kjo intervistë është vetëm një tregues publik dhe i dhimbshëm se si duket në praktikë normalizimi i kulturës së dhunës dhe deri ku mund të çojë mosveprimi i institucioneve dhe mungesa e qëndrimeve dhe politikave të qarta që mbrojnë viktimat, në vend të autorëve”.