Maqedoni

Nga e mërkura hapen kafiteritë dhe restorantet në Maqedoninë e Veriut

Sipas burimeve të Alsat nga qeveria, kafiteritë dhe objektet tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë me punë, në terrasa dhe hapësira të tjera jashtë objektit. Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në ora 20:00 ose 21:00. Mësojmë se pasnesër do të shqyrtohet nëse ora policore do të filloj në ora 21:00 apo 22:00.

Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pas parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht nga qeveria për Alsat planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese.