May 5, 2024
Maqedoni

Listës për këshilltarë komunal në Tetovë i bashkangjitet edhe futbollisti legjendar, Harun Isa

Iniciative qytetare “Më mirë për Tetovën” ditë më pare shpalosi para opinionit publik agjendën e tyre për të garuar për këshilltarë komunal në Këshillin e Tetovës.

Kurse kësaj liste i është shtuar tashmë edhe një emer mjaft i njohur, futbollisti legjendar nga Twtova, Harun Isa, i cili gjatë karrierës ka liaitur edhe për ish kampionin e Gjermanisë, Hertha Berlin.
Inkuadrimi i tij është në kuadër të synimit të kësaj liste, për permirësim në të gjitha sferat e jetës në Tetovë, duke përfshi edhe sportin.

Ndryshe Kandidati i parë i listës “Më Mirë për Tetovën”, që ka njoftuar se do t’i hyjë kësaj gare është Hamdi Sulemani i cili përmes rrjetit social facebook ka njoftuar opinionin: “1 nga 31 këshilltarët të Komunës së Tetovës…Më mirë për Tetovën”.