Me fillim nga ora 15:00, Lista Serbe ka thirrur konferencë për media në selinë e saj në Mitrovicë të Veriut për ta kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e këtij subjekti politik.“Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.Më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ndërsa, KQZ ka certifikuar 22 subjekte të tjera për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Para votimit u zhvillua një debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur mënyrën e votimit për certifikim.Me marrëveshje certifikimi i partive politike u bë veç e veç për subjekte politike.Sekretariati i KQZ-së rekomandoi certifikimin e 23 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare.Ndërsa, sipas Sekretariatit të KQZ-së nesër, më 03.12.2025, do të trajtohet kërkesa e Nismës Socialdemokrate për certifikim.

sqShqip