Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në një takim djemtë dhe vajzat e Klubi i Hendbollit Jehona, të cilët me sukseset e tyre po përfaqësojnë me dinjitet qytetin.

Limani theksoi se ky klub është një nga krenaritë e qytetit dhe një shembull i përkushtimit të të rinjve në sport.

“Prita sot në takim djemtë dhe vajzat e Klubit të Hendbollit ‘Jehona’, të cilët me përkushtimin dhe sukseset e tyre përfaqësojnë me dinjitet qytetin tonë. Ky klub është një nga krenaritë e Gostivarit dhe një shembull i bukur i punës, disiplinës dhe talentit të të rinjve tanë,” u shpreh Limani.

Ai shtoi se Komuna e Gostivar do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe të rinjtë që përfaqësojnë qytetin në gara dhe aktivitete të ndryshme sportive.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u vlerësua puna dhe angazhimi i sportistëve të rinj të klubit “Jehona”, të cilët po arrijnë rezultate të rëndësishme dhe po promovojnë sportin e hendbollit në qytet.

sqShqip