June 17, 2024
BallinaMaqedoni

Likovë, Arifi: Gati komisionet për vlerësimin e dëmeve

Shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri i madh, që para disa ditësh përfshiu pjesën më të madhe të Komunës së Likovës, kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe kulturat kopshtare. Për këtë arsye siç deklaroi për TVM-2, kreu i komunës Erkan Arifi, janë formuar komisione për vlerësimin e dëmeve nga fatkesitë natyrore. Pasi të konstatohen dëmet do të dërgohen në Qeveri për t’iu ndarë bujqëve dëmshpërblime.
 “Në bazë të vendimit të këshillit komunal kemi të formuar komision qyshë më herët sa i përket fatkeqësive natyrore e i cili është aktiv, ku ditët e kaluar por edhe ditët në vijim janë duke u pranuar në arkivin tonë kërkesa të ndryshme të personave fizik e juridik banorë të komunës tonë për dëmet të cilat u janë shkaktuar dhe pas pranimit të këtyre kërkesave deri ditën e martë e nga dita e mërkurë ky komision do të dale në teren do të verifikojë dëmet dhe njikohësisht në bazë të ligjit se si është i rregulluar ato procesverbale, ato raporte do të dërgohen në qeverinë e RMV-së dha atje do të merret vendimi final për dëmet e shkaktuara. Kryesisht dëme ka në prodhimtarinë bujqësore meqenë se komuna jonë është komunë rurale dhe kemi bujqë që mbejllin produkte të ndryshme dhe atu kemi dëme të mëdha, e se në cilën faze ka shkuar dëmi do e konstatojnë komisioni dhe organet e tjera.”, tha kryetari i Likovës Erkan Arifi.
Krahas dëmeve në bujqësi dhe kopshtari, pasojat e breshërit po ndihen edhe në Kumanovë, ku tash 4 ditë i tërë qyteti ende është pa ujë të pijshëm, pasiqë ende nuk është pastruar tërësisht.