Maqedoni

Lidhja Europiane për Ndryshim: Dita e Alfabetit është detyrim për ta mbrojtur gjuhën shqipe

Lidhja Europiane për Ndryshim uron “Dita e Alfabetit”.

“Në këtë ditë të madhe të kombit tonë, sot kur kremtohet alfabeti igjuhës shqipe, ne – Lidhja e Europiane për Ndryshim – përfitojmë ngarasti që të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm,t’ua urojmë këtë festë dhe t’u dëshirojë që angazhimi i tyre jetësor tëprihet pikërisht nga mënyra se si rilindësit tanë e përcaktuan abc-nëtonë, me të cilën e ndërtuam gjuhën dhe, në përgjithësi, kombin tonë.E kur jemi këtu, nuk mund të mos theksojmë se sot është dita kur ne tëgjithë duhet të flasim më shumë se kurrë për gjuhën tonë të bukurshqipe, e cila deri në ardhjen e saj në gjendjen e sotme, ka kaluarnëpër shumë penda, për të derdhur është shumë mund, shumë djersë, poredhe shumë gjak. Prandaj edhe kujdesi për gjuhën nuk është vetëm kujdespër një mjet komunikimi, por më shumë se kaq është kujdes për tëkaluarën, për të sotmen dhe për të ardhmen tonë.Rrjedhimisht, të prirë nga ky çast dhe nga rëndësia e momentit, dukereflektuar për Ditën e Alfabetit, dëshirojmë të vëmë re se mbrojtja dhekultivimi i gjuhës është ndër detyrimet më të larta kombëtare. Andaj tëgjithë ata që sot pohojnë se ka diçka tjetër më të rëndësishme seemërtimi i drejtë i gjuhës sonë në kushtetutë, përveçse janë mazohistë eoportunistë, janë edhe kundër gjuhës shqipe dhe kundër kombit shqiptar.Ta shpallësh veten të parëndësishëm duke i dhënë rëndësi dikujt tjetër,kjo nuk është vetëmohim, por është mosrespektim i vetes dhe i identitettënd. Nëse bashkëkombësit tanë maqedonas janë kaq të ndjeshëm përelementet e identitetit të tyre etnik dhe ne kemi mirëkuptim dhe empatipër ta, është e çuditshme se si disa shqipfolës flasin me përçmim përgjuhën amtare shqipe. Përveç kësaj, ne akoma nuk e kuptojmë se pse edhepartitë politike maqedonase dhe klasa intelektuale maqedonase nuk gjenfuqi të deklarohet për gjuhën shqipe njësoj siç kemi ne qëndrimmbështetës për gjuhën maqedonase dhe për tiparet etnike të identitetitmaqedonas.Sidoqoftë, me këtë rast – duke qenë në këtë ditë feste – ne deklarojmëse për Lidhjen Europiane për Ndryshim ndryshimet kushtetuese nuk kanëkurrfarë kuptimi nëse ato nuk e përfshijnë edhe heqjen e emërtimitofendues e fyes për gjuhën shqipe. Sepse, nuk mund të bëhemi europianëduke e mohuar veten tonë, aq më shumë që pranimi i diversitetit gjuhësorështë në themelet e vlerave europiane.Pavarësisht kësaj, Lidhja e Europiane për Ndryshim do të vazhdojë tëkujdeset për gjuhën shqipe njësoj si për integrimin në BE, njësoj si përluftën kundër korrupsionit dhe njësoj siç angazhohet për mirëqenien e tëgjithë qytetarëve në vendin tonë.

Urime Dita e Alfabetit!
Shkup, 22 nëntor 2023