Libri i poetes tetovare përkthehet në gjuhën greke
Shkruan: Shaban Sinani
Poezia e poetes Sadije Aliti është përkthyer edhe në gjuhën greke dhe është finalizuar me një botim në libër me titull “UJËVARË DASHURIE”-“ΚΑΤΑΡΡΑΚΤΗΣ ΤΗΣ ΑΓΑΠΗΣ” , Sadije Aliti-Σαντίγιε Αλίτι. Ky është botimi i fundit që sapo ka dalur nga shtypi, është vazhdimësi e projektit të përkthimit e të botimit të poezive në gjuhë tjera.
“Sadije Aliti dëshmon se nëpërmjet poezisë kuptojmë se bëhet fjalë për një poezi jete që ndihet mirë brenda vargut poetik, e cila e ndërton poezinë mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror, ku ajo që të bie në sy është pikërisht atmosfera shpirtërore poetike dhe bota e madhe femërore. E gjithëpushtetshme në këtë poezi është drita që buron së brendshmi”-thekson Rami Kamberi redaktor i librit.
Elda Kokoneshi-përkthyese në greqisht thotë:” SadijeAliti, një emëririnë LetratShqipeshënonfuqishëmmesazhinesajsimboliktë dashurisë njerëzoredukenasjellë një stilistikë unikelidhurngushtë memomenteshpirtëroretë shprehuraartistikishtnëpërmjetvargjevetë saj. Në tokapritjetë durimshme, guximtë zjarrmuar, vetmidheheshtje, porvetëmpërpak… Poezitë esaj na kujtojnë që jeta ka edhe dhimbje e shqetësime, por dominon më tepër shpresa dhe guximi të cilat “arnohen në poezinë esaj”.
Për përgatitjen e këtij libri është angazhuar ekipi punues: Rami Kamberi-redaktor, Dhimitër Nica-recensent, Elda Kokoneshi-përkthyese në greqisht, Bardha Mançe-lektore, Marjeta Jançaj-korrektore, Besim Xhelili-realizimi kompjuterik, Sabrie Ismaili.
Promovimi i këtij libri së shejpti do të bëhet edhe në Selanik në bashkëpunim me Shoqata e krijues të mërgatës shqiptare në këtë rajon.
Në përgatije e sipër janë edhe përkthime në gjuhë të tjera të rajonit.