Kulturë

Shkrimtari i njohur Daim Ilazi kryetar i ri i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”

SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM”- TETOVË
Të shtunën më 21.01.2023, në zyrën e Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, u mbajt mbledhja e fillim vitit. Pas raportit për sukseset e vitit të ikur, para Kryesisë së Shoqatës, fjalën e mori Kryetarja zonja Behare Neziri.
“Të nderuar anëtarë dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum,”- Tetovë, unë, Behare Neziri, Kryetarja e shoqatës në fjalë, së pari ju falënderoj që më dhatë besimin që për dy mandate të jem Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” dhe, besoj se për këto dy mandate, kam qenë ashtu siç i ka hije një Kryetareje, duke realizuar shumë projekte dhe manifestime e, së dyti jam tepër krenare, që nga ky post largohem kryelartë dhe krenare për sukseset, kuptohet, duke pasur përkrahjen tuaj edhe mundin tuaj. Tani, besoj se me krenari po e lë këtë post, duke mbetur ende në Kryesi të shoqatës, ngase besoj se edhe më tej do të jem në gjendje të jap mundin tim, në dobi të shoqatës, për suksese të tjera. Fundja, më lejoni që t’u falënderoj për besimin dhe, Kryetarit apo Kryetares në vijim, i uroj suksese, duke mbetur ende në kryesi, për të dhënë edhe më shumë kontribut. Edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve, duke shpresuar për suksese të reja”, tha në fjalën e saj kryetarja Neziri.
Më pas kuvendi i Shoqatës së Shkrimtarëve ‘Oeneum”-Tetovë, zgjodhi Kryesinë e re e, në mënyrë unanime Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë u zgjodh z. Daim Iljazi, Nënkryetar z. Adem Abdullahu e, Sekretare zonja Behare Neziri si dhe Kryetar i Kuvendit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë z. Rami Kamberi.
Pas Kryesisë së re, fjalën e mori Kryetari z. Daim Iljazi, i cili e falënderoj Kryetaren zonjën Behare Nezirii si dhe të gjithë të tjerët për besimin e dhënë, duke vazhduar me fjalët, se: jam i mendimit se do ta vazhdoj rrugën time njëjtë si zonja Behare Neziri, për të arritur edhe më shumë suksese, kuptohet, duke pas edhe mbështetjen tuaj. Edhe njëherë ju falënderoj për besimin dhe, shpresoj që të gjithë të bashkuar, do të jemi edhe me më shumë suksese.
Sekretarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë
Behare Neziri

Daim ILAZI Biografia

Daim ILAZI u lind në vitin 6.01.1954 në fshatin Zelinë-Tetovë, ku përfundoi shkollën fillore Zhelinë , gjimnazin me sukses të shkëlqyer në Tetovë, Republika e Maqedonisë Veriut dhe u diplomua në Universitetin e Zagrebit, Kroaci – Arkeologji dhe gjuhë frenge në 1979.
D.ILAZI punoi si professor i gjuhës frenge e latine në shkollat e mesme në Tetovë për më shumë se dy dekada. Ai ka punuar si diplomat i lartë i karrierës për një kohë të gjatë 22 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Punoi si Konsull në Ambasadën e Republikës Maqedonisë së Veriut në Bernë-Zvicër (1995-1999) dhe Këshilltar në Ambasadën e Republikësë Maqedonisë Veriut në Paris (2002-2006), Ministër-Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut (2011-2013 ) në Bruksel dhe Ministër Këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë Veriut në kryeqytetin turk Ankara. Eshtë dekorua nga Qeveria e Francës me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike”. Ai ishte anëtar i Bordit të Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, festivalit më të madh ndërkombëtar të poezisë në Maqedoninë e Veriut.
Daim ILAZI fitoi çmimin për poezi Euro-Frankofone në Paris në 2006 dhe gjatë viteve 1992-94 ai ishte President dhe themelues i Klubit Kulturor Francez në Tetovë. Ka marrë pjesë në shumë festivale poetike në vendin tonë dhe jashtë. Ai është nga themeluesit dhe nënkryetar i Shoqatës së shkrimtarëve OENEUM në Tetovë. Ai ka botuar 7 libra me poezi dhe një libër publicistik në shqip, një liber poezi në frëngjisht-shqip “Marrëzi ballkanike-Folie Balkanique” dhe një në përkthim maqedonisht ,, Bie shi në Tetovë- Vo Tetovo vrne dozhd”. Libri ,,Nobelistët botërorë të letërsisë,, është libri i shtatë.. Tani në botim ka librin e tetë me poezi, shqip maqedonisht : Lundrim në kohë/Vremeplov … Jeton në Tetovë.