May 2, 2024
Maqedoni

Lëvizja e Izet Mexhitit vendoset me seli te QT Mavrovasja

Lëvizja Demokratike do të vendoset me seli te QT Mavrovasja.

Partia e re e Izet Mexhitit tashmë ka bërë marrëveshje për të shfrytëzuar zyrat e punës ku do të zhvillojë aktivitetet partiake, njofton TV21.

Vlen të theksohet se më herët këto hapësira janë shfrytëzuar nga Bekim Neziri, i cili tani është kryetar dege i BDI-së në Cair.

Ndryshe Izet Mexhiti më 13 gusht pritet edhe zyrtarisht ta themelojë partinë e re Lëvizja Demokratike.