Letërnjoftimet do të jepen edhe gjatë fundjavës në Maqedoni
Para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot dhe nesër shërbimet do të punojnë në komunat ku do të ketë votim me qëllim që qytetarët të mund t’i marrin letërnjoftimet e tyre për të votuar.
Departamenti për çështje civile pranë MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë e tyre, sot do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve nga ora 8:00 deri në ora 16:00.
Nga MPB njoftojnë se njëkohësisht, Departamenti për Çështje Administrative – Shkup do të punojë për pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në 16:00 vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021 (e shtunë).
“Të dielën, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të listuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë edhe pikat e shpërndara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë)”, thonë nga MPB.