Është lëshuar seksion i ri në gjatësi prej 17 kilometrash në autostradën Kërçovë – Ohër, e cila është në gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometra. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, theksoi që aktualisht 34 kilometra të autostradës janë në përdorim aktiv, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm pritet të mbarojë tërësisht.
“Për më pak se dy muaj, lëshojmë seksion të dytë. E para në gjatësi prej 20 kilometra, prej të cilave 17 janë në përdorim aktiv dhe këto 17, gjithsej 34 kilometra në përdorim aktiv. Kjo paraqet më shumë se gjysma e tërë autostradës, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm mbetet të mbarojmë tërë autostradën. Pres që deri në fund të vitit 2028, në fillim të vitit 2029 të kemi tërësisht zgjidhje autostrade që do të shkojë prej Shkupit, nëpërmjet Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës dhe Ohrit”, tha Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.
Kryeministrit Hristijan Mickoski theksoi që autostrada Kërçovë – Ohër është me rëndësi strategjike për shtetin, ndërsa numëroi përfitimet nga ndërtimi, sidomos në fushën e turizmit dhe ekonomisë.
“Me këtë autostradë Ohri dhe tërë rajoni fitojnë energji të re për zhvillim. Mundësi të re për turizmin dhe perspektivë të re për ekonominë. Me udhëtim më te lehtë dhe më të sigurt, kjo autostradë do të sjellë më shumë turistë, më shumë investime dhe më shumë mundësi për ekonominë lokale. Do të shkurtohet koha e udhëtimit, do të lehtësohet transporti i mallrave dhe shërbimeve dhe do të hapet mundësi për biznese të reja dhe punësime të reja”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Autostrada ka filluar të ndërtohet që prej vitit 2014-të kur me Qeverinë ka udhëhequr kryeministri NIkolla Gruevski. Projekti nuk kishte arritur të përfundojë në afatin e parashikuar prej 4 vitesh, ndërsa me ardhjen e LSDM-së në pushtet, sqaruan se projekti është gabuar, dhe i njëjti u ndryshua. Vlera e përgjithshme e projektit të cilin e ka zbatuar kompania kineze “Sinohirdo”, fillimisht ishte 374 milionë euro, por pas disa anekseve e njëjta ka arritur vlerën e rreth 600 milionë eurosh./Alsat.mk