June 2, 2024
Maqedoni

LEN: Vendimi i Këshillit Gjyqësor për Besa Ademin, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

Lidhja Europiane për Ndryshim përmes një kumtese ka falënderuar përfaqësuesit diplomatik që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreu të Gjykatës Supreme, Besa Ademi, përcjell TV21. Nga LEN thonë se meritë për këtë vendim ka edhe opozita shqiptare.

“Vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës Supreme është një grusht i fuqishëm për BDI-në dhe një pikë shpresë për qytetatët dhe drejtësinë në vend. Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar por edhe reagimit të opozitës shqiptare. Sot dështuan vetëm partitë në pushtet, gjykatësit e tyre dhe ata funksionarë që pa ndërprerje kërkojnë ta kthejnë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, duke ia vjetërsuar lëndët si dhe punojnë pa ndërprerë ta shpëtojnë Sasho Mijallkovin”, thuhet mes tjerash në reagimin e LEN.