Lazim Destani shtroi iftar te “Ecologu”, këngët e rapsodëve jehuan gati deri në syfyr
Me këtë rast, Destani ka shkruar:
Ishte kënaqësi të jem nikoqir i darkës së iftarit të përbashkët mbrëmë, ku shumë miq e të afërm më bënë nder me prezencën e tyre. Ndeja deri vonë pas darke, nën tingujt e çiftelisë e të rapsodive me motive popullore, ishte e veçanta e kësaj mbrëmje me plot momente gazmore. Me këtë rast, për dashamirësinë dhe prezencën e tyre, i falënderoj të gjithë duke nisur që nga shokët e fëmijërisë deri te gjithë miqtë e bashkëqytetarët e mi të nderuar me të cilët na ka afruar puna e jeta.