July 27, 2024
Maqedoni

Lazim Destani homazhe në Prekaz dhe vizitë te babai i ish presidentit Hashim Thaçi (Foto)

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, biNesmeni Lazim destani ka bë himazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Homazhet te varrezat e Jasharajve në Prekaz zënë vend të veçantë. Këtu nderuam dhe respektuam në mënyrën më dinjitoze e më të lartë luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe gjithë dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, njoftoi Destani.

Udhëtimi i tij i radhës ishte rruga drejt fshatit Brojë të Drenicës ku vizitoi të nderuarin Haxhi Thaçi, babain e ish-Presidentit Hashim Thaçi.

“Këtu gjeta mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore të kësaj familje bujare. Gjatë bisedës theksova se Pavarësia e Kosovës do të ishte e pamundur pa luftën heroike e të drejtë të UÇK-së e pa largpamësinë e lidershipit shqiptar. Gjithashtu shpreha bindjen e plotë se krerët e UÇK-së tash po përballen me betejën e tyre të fundit për mbrojtjen e Kosovës nga tendencat për shtrembërimin e ngjarjeve e të historisë!”, thekson biznesmeni tetovar, Destani

Pas Brojës, ai vizitoi Mitrovicën dhe Skënderajn ku takoi Kryetarët e këtyre dy komunave, Bedri Hamza dhe Fadil Nura.

“Gjatë bisedave në këto dy takime, pas urimeve të ndërsjella për festën e Pavarësisë, Kryetarët e këtyre dy komunave nënvizuan përpjekjet e tyre për menaxhimin dhe tejkalimin e pasojave nga përmbytjet e muajit të kaluar. Në fund të këtyre takimeve, në shenjë falënderimi për mbështetjen që u dhamë familjeve të prekura nga vërshimet, pata nderin të pranoj mirënjohje nga këto dy komuna”, ka njoftuar Destani përmes rrjeteve sociale.