Filantropi dhe figura e njohur edhe në qarqe ndërkombětare për kontributet e tij në zhvillimin ekonomik, ndihmën humanitare dhe mbështetjen për arsimin dhe ruajtjen e kulturës në Ballkan dhe më gjerë, Lazim Destani kishte miqësi të veçantë edhe me ish- kongrestistin amerikan Eliot Engel për të cilin mbrëmë u dha lajmi se ka ndërruar jetë.

Me këtë rast , Destani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kongresitit të njohur , të cilin e ka cilësuar si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës

Destani në rrjetin e tij social ka theksuar se Engel, gjatë më shumë se tri dekadave në Kongresin amerikan, ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës dhe një zë i fuqishëm në institucionet amerikane.

Mikun tim, thotë Destani , Kongresistin Eliot Engel, por edhe mik i gjithë shqiptarëve, e njihja prej dekadash. E kemi vizituar dhe na ka vizituar, dhe gjithmonë ishte mbresëlënëse njohuria e tij e gjerë për trungun dhe rrënjët shqiptare.
Ndikimi i tij është i madh dhe gjurmët e tij mbeten të përhershme për ne si shqiptarë. Pa dyshim do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare në botë, por trashëgimia që ka lënë do të jetojë gjithmonë në histori dhe në vepër.

Faleminderit, miku ynë i shquar, dhe qofsh i parajsës.

sqShqip