May 5, 2024
Kolumna

Lavrovit nuk u desht ti lejohej fluturimi për në Shkup që të merr pjesë në Samitin e OSBE-së

Shkruan: Ejup Berisha

Pse zyrtarët shtetror të vendit tonë e lejuan Ministrin e jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov që të hynte në teritorin e RMV-së me qëllim që i njëjti gjatë kësaj jave të merr pjesë në Samitin e Këshillit të OSBE-së i cili u mbajt në Shkup, këtë nuk arritëm asesi që ta kuptojmë ne si qytetar të këtij vendi. Fillimisht elita politike në pushtet ishte e mendimit se këmba e Ministrit të jashtëm të Rusis
ë Lavrov nuk duhet të shkel në teritorin e RMV-së. Më e zeshme në mesin e pushtetarëve tanë lidhur me këtë qështje ishte Ministresha e Mbrojtjes Z.nj Sllavjanka Petrovska. Ajo në një prononcim për telvizionin publik TVM ishte decide se Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov nuk ka çfar kërkon në RMV, kjo sipas saj nënkuptonte se i njëjti nuk ështe as i mireseardhur por as i mirëpritur në vendin tonë.
Dhe duhet thënë se Ministresha Petrovska kishte të drejtë sepse me të vërtetë Lavrovit nuk duhej ti lejohej që të futej jo vetëmse në RMV por të njëjtit duhej ti ndaloheshin udhëtimet edhe më gjërë në rajon dhe nëpër shtete tjera të botës. Por më vonë u kuptua se autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut i kanë dhë në leje Lavrovit që të vjen në Shkup dhe të merr pjesë në Samit.
Për çudi edhe Bullgaria në fillim ishte kundër lejimit të Ministrit Rus që ta shfrytezonte hapsirën e saj ajrore për të ardhur i njëjti në vendin tonë por më vone edhe autoritetet shtetërore bullgare paskan hequr dorë
nga ky qëndrim refuzues i tyre ndaj Lavrovit. Pra edhe Republika e Bullgarisë i ka dhënë leje të njëjtit që ta shfrytezon hapsirën e saj ajrore me qëllim që ai te vjen në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Jashtme e Bullgarisë në
sçarimin e saj zyrtar e ka njoftuar opinionin se ka lejuar që delegacioni i Ministrisë së jashtme të Rusisë i udhehequr nga Ministri Sergej Lavrov ta shfrytezon hapsirën ajrore bullgare për të ardhur në Shkup. Sipas autoriteteve të MPJ të Bullgarisë Lavrovit fluturimin drejt Shkupit ja ka lejuar me kërkese të autoriteteve shteterore të RMV-së.
Atëher pyes se pse përfaqsuesit e pushtetit në RMV bëjnë
blofe dhe akrobacione me mos mirëseardhjen e Lavrovit në vendin tonë
kur nga ana tjetër vetë këta kanë kërkuar që Bullgaria ta lejon Lavrovin që të fluturon drejt Shkupit.Ka shumë paqartësi se cfar ishte ajo që i hamendi përfaqsuesit zyrtar të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë që ta lejojnë ardhjen e Ministrit të jashtëm rus Lavrov në Maqedoninë e veriut. Por vlersoj se të njejtit nuk është dashur ti lejohej as fluturimi mbi hapsirën ajrore të Bullgarisë e as shkelja e kembëve të tij në truallin e Shkupit për shkak të politikës ekspansioniste, destruktive dhe luftënxitese të Rusisë jo vetëm
në Ballkan por edhe më gjërë në
rajonin e Ukrainës.Rusia së pari duhet ti korrigjon politikat negative dhe sjelljet e saja destruktive në lë
min e politikës së jashtme dhe më pas e njëjta të llogaritet si partner serioz dhe i besueshëm i politikës së jashtme por edhe i mardhënieve ndërkombetare. Rusia gjithashtu duhet ta ndërpres koketimin me Serbinë lidhur me tendencat e kësaj të fundit për të nxitur trazira dhe konflikt të armatosur në Kosove. Ajo duhet ta din se me këtë e shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës i cili është shtet i pavarur i shpallur që nga 17 shkurti i vitit 2008 dhe i cili ka subjektivitet të pranuar ndërkombetar nga më shumë se 100 shtete të botës.