July 27, 2024
Maqedoni

Janë arrestuar pesë persona lidhur me zhdukjen e 14 vjeçares nga Shkupi

Ministri i Punëve të Brendshme Okiver Spasovski ka deklaruar se janë duke u zhvilluar kërkime intenzive per gjetjen e vajzës së zhdukur nga Shkupi, 14 vjeçares Vanja Gjurçevska.

“Mbrëmë janë arrestuar pesë persona lidhur me rastin dhe eshtë siguruar një veturë”, deklaroi Spasovski, transmeton Lideri.mk.

Ai ka shtuar se janë kontrolluar të gjitha hapësirat në bodrume në komunën Qendër në kuadër të këtyre masave.

Vanja 14 vjeçare u zhduk pa gjurmë para 6 ditëve, kurse zhdukjen e njoftoi nena e saj, pasi kujdestarja e klasës e kishte njoftuar se nuk është paraqitur në shkollë./Lideri