May 22, 2024
Kosovë

Lavrov për situatën në Kosovë: Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës

Foto Arkiv

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e vlerësoi alarmante situatën në veri të Kosovës dhe se kjo, sipas tij, mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

Ai gjatë qëndrimit në Kenia, të hënën, tha se një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës, në vendin ku, sipas tij, më 1999 NATO-ja sulmoi ish-Jugosllavinë.

Lavrov shtoi se situata kërkon zgjidhje gjeopolitike dhe se asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në këtë pjesë të planetit.