May 24, 2024
Maqedoni

Largimi i punëtorëve, ministrat dalin me apel

Eksodi i të rinjve drejt perëndimit nuk ka të ndalur. Posaçërisht fuqia punëtore dhe kuadro të kualifikuar. Tani që tregu vendor i punës ka nevojë për mijëra të kualifikuar për zanate dhe profesione, thirrjet e disa prej autoriteteve duket se nuk po dëgjohen nga të rinjtë, që tani më janë aq shumë larë vendit tonë. BE është në mesin tonë, tha sot Ministri i Financave Fatmir Besimi, duke iu referuar përpjekjeve të shtetit për të krijuar kushte për punë dhe jetesë. Sipas tij, perspektiva më e mirë dhe mesazhi i duhur nga politikanët dhe qeveria që mund ta japin është tu tregojnë të rinjve që u ofrojmë ardhmëri të sigurte.

“Kjo është porosia kryesore që të rinjtë duhet me siguri ta dinë se në Maqedoni ata do ta gjejnë BE-në. Bashkimin Evropian është këtu në Shkup, BE është në çdo qytetet të vendit tonë, në çdo vendbanim, në çdo fshat, kudo në shtetin tonë është Bashkimi Evropian. Këto kushte ne duhet ti sigurojmë dhe ne punojmë në disa aspekte jo vetëm si frazë politike, por me masa konkrete”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Por, shumica e të rinjve këto deklarate i dëgjojnë nga jashtë shtetit. Ngaqë shumë prej tyre tani më kanë marrë rrugën e perëndimit jo vetëm për një pagë më të mirë. Bytyqi, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë emigruar që të kthehen në vendlindje të sjellin përvojat e tyre të punës dhe të investojnë në ardhmërinë e vendit.

“Krijimi i vendeve të reja të punës që janë të lidhura me industrializimin e tregut, krijimi i vendeve të reja të punës që ka vlera të shtura të punës dhe pagesa të majme në paga është Maqedonia Evropiane që ne duam ta shohim. Nëse pritshmëritë janë që për një dit do ta arrijmë standardin e Gjermanisë ose të ndonjë shtetit tjetër anëtarë të BE-së, mendoj se duhet të jemi të sinqertë që kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ose duhet të ri kualifikohen të papunët vendas ose duhet të merren punëtorë nga jashtë shtetit që të mos përkeqësohet situata me mungesën e punëtorëve, tha Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit 57% e të papunëve të regjistruar si punëkërkues aktivë në kanë arsim të paplotë ose fillor. Mbi 17% kanë arsim të mesëm të paplotë ose të përfunduar, kjo 75% të kërkuesve aktivë të fuqisë punëtore që kanë përfunduar arsimin e mesëm./Alsat.mk