May 24, 2024


SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Sa e sa sakrifica janë bërë shekuj me radhë që populli shqiptar mos të shpërngulet nga atdheu dhe të mos i lëshoj trojet e veta.Propagandat dhe presionet e ndryshme bënë që shumë shqiptarë të i lëshojnë trojet e tyre dhe të shpërngulen nëpër shumë vende të botës që kurr më mos të kthehen në trojet e tyre të të parëve të tyre.

Sot kemi shumë vende të sbrasta pa asnjë banorë në shumë vende, ndërsa në një numër të vendeve shqiptare banojnë popujë të etnive tjera. Kemi dëgjuar dhe lexuar brez pas brezi se një numër i madh i shqiptarëve i kanë lëshuar vendbanimet e tyre duke u shpërngulur në shumë vende të ndryshme të botës. Pra, u bënë me presione, tortura dhe nuk kishin rrugëdalje tjetër pos të largohen nga vendet e veta dhe të ikin në vende të huaja.

Nga ajo kohë e deri më sot statistikat japin një numër shumë të madh shqiptarësh që jetojnë nëpër shumë vende të botës, por a thua ndalemi dhe të bëjmë statistika se sa prej këtyre miliona shqiptarësh sot kanë ruajtur indentitetin e tyre kombëtar, gjuhësor , fetar etj.

thua kemi bërë statistikën e shqiptarëve të shpërngulur se sa prej tyre sot i kemi të asimiluar tërësisht?! Edhe sot me të madhe shumë të reja dhe të rinj po largohen nga trojet shqiptare për një jetë më të mirë duke shkuar gjithkah nëpër botë. Rinia me të madhe po ik, mësonjëtoret nëpër shkolla po na mbesin të zbrasta pa nxënës. A thua pas ca vitesh pasardhësit e tyre do të e ndiejnë veten kombëtarisht si shqiptarë dhe a do të kthehen këta në vendlindjet dhe atdheun e tyre?!! A thua vallë a do ju kanoset edhe në të ardhmen pasardhësve të këtyre që po e lëshojnë tani atdheun që në mënyrë më të butë të ju ndodhë asimilimi!?…

Këtë do ia lëmë kohës për ta dëshmuar një gjë të tillë dhe dhashtë Zoti që paragjykimi im në këtë shkrim të shkurtët i këtij fenomeni kurr të mos realizohet! Pra, sot jemi dëshmitarë të fenomenit me të madha të ikjes së rinisë nga atdheu, nga vatrat tona. A thua kujt do ia lëmë këto vende të ujitura me gjak dhe të mbjellura me eshtra!?…

Një gjë të tillë po e shohim për çdo ditë që ështe një dhembje e madhe shpirtrore kur rinia jonë po merr rrugët e botës duke thënë:

LAMTUMIRË ATDHE!