May 16, 2024
Maqedoni

Lajmi i keq për shoferët, Zaev paralajmëron shtrenjtimin e derivateve të naftës për 3.5 denarë

Qeveria do të vendos taksë ekologjike për një litër dizel dhe për benzinat nga 3.5 denarë nga 1 korriku, ka njoftuar sot kryeministri Zoran Zaev, transmeton SHENJA.
Bëhet fjalë për para shtesë që do të shtrenjtojë çmimet e derivateve të naftës.
Këtë masa kryeministri Zaev e paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp në të cilën tha se Qeveria planifikon investime serioze në ekologjike dhe burime të ripërtritshme energjetike.
Në ndërkohë tha se Qeveria planifikon që ta ulë çmimin e TVSH të energjisë elektrike nga 18 në pesë për qind në mënyrë që qytetarët të mos e ndjenjë shtrenjtimin e rrymës elektrike.