April 26, 2024
Maqedoni

Lajmi i fundit: Ligji për shtetësi në rend dite të Qeverisë

Mësohet se në rend dite të mbledhjes së Qeverisë është futur edhe propozim Ligji për shtetësi i dorëzuar ditë më parë në organin ekzekutiv nga opozita shqiptare ASh-AAA dhe LSDM-ja. Jo zyrtarisht në mbledhje të Qeverisë pritet që drafti të merr yllin evropian dhe më pas të dorëzohet në Kuvend për shqyrtim. Ky veprim i Qeverisë vjen pas bllokadave që opozita maqedonase i bën propozim Ligjit për shtetësi që deri tani ndodhej në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.