May 6, 2024
Maqedoni

Lajm pikëllimi: Ka ndërruar jetë Rrahim Nezir Voka, simbol i rezistencës kombëtare në Tetovë

KA NDËRRUAR JETË RAHIM NEZIR VOKA

🇦🇱

Ka ndërruar jetë legjenda e rezistencës kombëtare, ish-i burgosur për bindje politike në Tiranë (10 vjet burg), më vonë edhe në Shkup, si lider i Partisë Kombëtare të Punës, bashkë me Zaim Beqirin dhe shokë të tjerë, u dënua nga ish-regjimi komunist jugosllav (me 13,6 vjet burg), i njohur ndër miq e shokë si “Mbreti i kalasë së Oeneumit të Fushëmadhes” nga Shipkovica e Tetovës, Rahim Beqir Nezir Voka.

Përcjellja në botën e amshuar do të bëhet ditën e nesërme, më 19 nëntor (e diel), në varrezat e qytetit të Tetovës.

Lavdi e përjetshme figurës dhe sakrificës së tij ndër dekada!

(18 nëntor 2023)