Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2026 në 3,5 për qind nga parashikimi i mëparshëm prej 3,1 për qind.
Në vitin 2027, FMN pret që ekonomia e Maqedonisë të shënojë rritje prej 3,2 për qind.
Nga vendet e rajonit, për Bullgarinë këtë vit është parashikuar rritje prej 2,6 për qind, për Greqinë 1,8 për qind, Kroacinë 2,2, Bosnje e Hercegovinën 2.3, Maln e Zi 3,0, Serbinë 3,2 dhe për Shqipërinë dhe për Kosovës nga 3,5 për qind.
Së fundmi edhe Banka Botërore e rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2026 nga 2,9 për qind në 3,2 për qind. Si nxitës kryesore të rritjes ekonomike u përmendën projektet e infrastrukturës. Për vitet 2027 dhe 2028, Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 3,0 për qind.
FMN-ja në raportin e saj të tetorit mbi zhvillimet ekonomike globale, e rriti pak parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale në vitin 2026 në 3,1 për qind, por paralajmëroi se rritja do të mbetet e dobët, ndërsa për ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës vlerësimi është se do të përhapet si një “cunami i ngadaltë”.
Në qershor, fondi parashikoi një rritje globale prej tre për qind, ndërsa ekonomia botërore në vitin 2025 realizoi rritje prej 3,5 për qind. Në raportin e fundit theksohet se ekonomia amerikane do të shënojë një rritje të qëndrueshme prej 2,3 për qind si në vitin 2026 ashtu edhe në vitin 2027.
FMN-ja tani pret që çmimet e naftës gjatë vitit të rriten me pothuajse 41 për qind këtë vit, në një mesatare prej 96 dollarësh për fuçi, gjë që do ta shtynte inflacionin global në 4,7 për qind në vitin 2026, nga 4,1 për qind vitin e kaluar.
Parashikimi i përditësuar u publikua në prag të takimeve të vjeshtës të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bangkok.
Në raportin theksohet se rritja e inteligjencës artificiale po zbut efektet negative të çmimeve dukshëm më të larta të naftës dhe gazit, por përfitimet nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë.
Parashikimet bazohen në supozimin se dërgesat e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit do të rikthehen deri në mars dhe se kërkesa në lidhje me inteligjencën artificiale do të bjerë në mënyrë të moderuar.

