May 9, 2024
Maqedoni

Lajm i mirë, gjendet djaloshi i zhdukur para tre muajve në Maqedoni

Një djalë 25-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më 4 shtator, është gjetur dje në Dibër. Siç informojnë nga SPB Ohër, djali është me origjinë nga fshati Trebishtë, Komuna e Mavrovë Rostushës, transmeton Lideri.mk.

– Dje në ora 13:00, gjatë kontrollit të automjetit “Opel” me targa të Shkupit, në rrugën “8 Shtatori” në Dibër, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Dibër kanë konstatuar se bëhet fjalë për I.J.(25) nga fshati Trebisht, Komuna e Mavrovës Rostushë, i cili u raportua i zhdukur më 4 shtator – konfirmoi për “Fokus” SPB Ohër.

Siç transmeton Lideri.mk, ata shtojnë se vetura në të cilën është gjetur personi nuk është raportuar si e zhdukur.

– Kemi pasur informacione paraprake për lëvizjen e mundshme të personit të zhdukur, sipas atyre informacioneve, ai është gjetur gjatë ditës së djeshme. Djali është në gjendje të mirë, nuk ka asnjë problem, por ende nuk kemi informacione se kur është raportuar i zhdukur – njofton Stefan Dimoski, zëdhënësi i SPB të Ohrit./Lideri