Siç ka njoftuar për portalin Lideri.mk dhe disa mediume tjera Fadil Cana, drejtor i Kliikës së Infektelogjisë në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Ethet e Nilit Perëndimor sot kanë marë edhe viktimën e dytë në Shkup.
Sipas Canës, bëhet fjalë për një pacient 72 vjeçar nga Shkupi, i cili është kafshuar nga mushkonja. Ai ka qenë i shtrirë në Klinikën e Infektologjisë, ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton Lideri.mk.
Para disa ditëve, një shkupjan 83 vjeçar ndërroi jetë tek të cili ishte diagnostifikuar prezenca e virusit të Etheve të Nilit Perëndimor, por njëjtë edhe si pacienti i sotëm, kak vuajtur edhe nga sëmundje tjera shoqëruese. ‘Prej 24 pacietëve të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor, shtatë janë në gjendje më të rëndë klimike’, ka thënë Cana. /Lideri

sqShqip