May 8, 2024
Maqedoni

Lagja e Trimave: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e të burgosurve

Shtëpi të shkatërruara, banor të traumatizuar kështu ishte para shtatë viteve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Kujtimet janë të freskëta pasi nga kjo lagje ka të burgosur që po mbajnë grevë urie në burgun e Shutkës. Edhe pse kanë vuajtur gjysmën e dënimit, për ta është e ndaluar mundësia për vizita familijare dhe vikende të lira. Gjendja e tyre është përkeqësuar thotë avokati Naser Raufi.

NASER RAUFI – AVOKAT

“Ky është një diskriminim i pastër. Përgjegjësia sipas meje është te ministri i Drejtësisë dhe drejtorit për Zbatimin e Sanksioneve. Në qoftë se nuk ka epilog këto ditë do të jemi të obliguar që të shkojmë me padi penale kundër këtyre dy personave. Unë shof një epilog pozitiv por me Gjykatën e Stazburgut mendoj që kjo lëndë do të rikthehet nga fillimi të gjykohet aryeja se përse mendoj kështu është se asnjëherë nuk ka ndodh që asnjë provë të mos jetë e pranuar.

Ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela:

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të të burgosurve të garantuara me ligj, siç janë e drejta për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë. Andaj u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë”.

Nga konflikti i armatosur janë arrestuar 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilët janë akuzuar për terrorizëm prej tyre 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona janë liruar. Ndryshe në luftimet e zhvilluara për dy ditë, jetën e humbën 18 persona, 10 nga grupi i armatosur të cilët ishin kryesisht ish-pjesëtar të UÇK-së dhe 8 policë. /KlanMacedonia/