May 20, 2024
Diaspora

Ky është njëri nga shqiptarët që vdiq në kantierit në Hamburg të Gjermanisë

Është identifikuar një nga viktimat shqiptare që vdiq të hënën pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas Euronews Albania, bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Albert Zorba, përcjell Klankosova.tv

Vëllai i viktimës, ndodhet në burg në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.

Ndërkaq viktima e dytë është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Raportohet se shqiptarët punonin “në të zezën” dhe ishin me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.

Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati.

Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave, shkruan Euronews.al përcjell Klankosova.tv