September 19, 2024
Maqedoni

Ky është i riu nga Tetova i cili humbi jetën në aksident në Kosovë

Në një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku i riu Besim Nebiu nga fshati Nerashti ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë tjetër.

Vdekja e tij tashmë e kishte konfirmuar edhe ekipi mjekësor, teksa Policia dhe Prokurori i Shtetit ishin në vendin e ngjarjes.

Siç mësohet Besim Nebiu nga fshati Nerasht është përplasur nga një veturë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur një automjet tjetër e goditi.