April 29, 2024
Maqedoni

Kuvendi Qendror i PDE-së solli vendim, bëhet pjesë e Frontit Europian

Shërbimi për media i Partisë Demokratike Europiane njofton, që në kuadër të mbledhjes së Kuvendit Qendror është miratuar vendimi që të bëhen pjesë e Frontit Europian, transmeton TV21.

“Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane në mbledhjen e mbajtur sonte miratoi vendimin që në zgjedhjet Presidenciale të 24 Prillit dhe zgjedhjet Parlamentare të 8 Majit PDE të garon si pjesë e koalicionit “FRONTI EUROPIAN”.
Formalizimi i këtij vendimi të Kuvendit Qendror, do të ndodhë nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me fillim në ora 12:00 ku do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionimit”, thuhet në njoftim.

Krahas PDE-së, pjesë e këtij Fronti të iniciuar nga BDI-ja, janë edhe Lëvizja Populli, Partia Demokratike Shqiptare dhe Unioni i Romëve.