May 5, 2024
Maqedoni

Kuvendi nuk do ta shqyrtojë aspak propozimin për shfuqizimin e Qeverisë Teknike

Modeli i Qeverisë teknike nuk u shfuqizua. 32 deputetë votuan “për” nevojën që ndryshimet në ligjin me të cilin do të shfuqizohej modeli i qeverisë teknike, të miratohen me procedurë të shkurtuar. 55 deputetë votuan “kundër” nevojës së ligjit me procedurë të shkurtuar. Kjo d.m.th. që Kuvendi nuk do ta shqyrtojë aspak propozimin. Propozimi ishte i VMRO-DPMNE-së.