Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën solemne të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka shpallur Qytetar Nderi humanistin, Halil Kastrati, i cili bashkë me Komunën e Gjilanit ka bërë të mundur ndërtimin e qendrës për të moshuarit, kuzhinës humanitare dhe bujtinës për studentë, propozim ky që kishe ardhur si iniciativë e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Ja postimi i Kastratit pasi pranoi mirënjohjen:

E gëzofshi dhe njëherit faleminderit shumë, Gjilan!

Sot u inaugurua mega projekti i Shoqatës sonë dhe pata nderin të pranoj titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.

Mundi dhe sakrifica jonë po shpërblehen me realizimin e projekteve madhore, me rreshtimin e qindra mijëra shqiptarëve donatorë në shoqatën tonë dhe me mirënjohjen e bashkëpunimin e institucioneve tona.

Për ne, ky çmim është motiv i madh, por edhe përgjegjësi edhe më e madhe.

Këtë vlerësim dhe mirënjohje ia dedikoj stafit tim të palodhshëm dhe në veçanti donatorëve të shoqatës, sepse pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur.

Faleminderit kryetar Alban Hyseni për bashkëpunimin dhe vlerësimin.

Faleminderit Kuvendit të Komunës së Gjilanit për miratimin e këtij bashkëpunimi dhe respektin ndaj punës sonë.

Faleminderit Minister Andin Hoti për prezencën dhe fjalimin inkurajues.

Faleminderit vëlla Bekim Jashari për mbështetjen dhe motivimin e vazhdueshëm.

Faleminderit Labinot Gashi për moderimin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij momenti të veçantë.

Faleminderit të gjithë të pranishmëve që na nderuat me pjesëmarrjen tuaj.

Urime të gjithë atyre që do t’u shërbejë ky mega projekt, le të jetë dritë, shpresë dhe lehtësim për secilin që do ta kalojë pragun e tij.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbte!

sqShqip