Kuvend, seanca e fundit, deputetët miratojnë deklarata për NATO-n
Deputetët në seancën e fundit për këtë mandat meqë nga 4 prilli fillon fushata për zgjedhjet presidenciale. Kryeparlamentari Jovan Mitreski në takimin me gazetarë ka njoftuar se parlamenti mbetet funksional për thirrjen eventuale të ndonjë séance urgjente.
Si një ndër pikat e rëndësishme që u miratua në këtë senacë ishte deklarata për shënimin e anëtarësimin të vendit në NATO, që sipas kryeparlamentarit ngërthen porosi të qartë për përcaktimin euroatlantik të vendit.
“Me mbështetjen e këtij dokumentit dërgojmë porosinë partnerëve tanë në Aleancë se tek ne do të kenë partner të sigurt. Me miratimin e kësaj deklarate në fund të këtij mandati, do të lemë porosi për deputetët dhe gjeneratat e ardhshme, se nga drejtimi euroatlantik nuk heqim dorë”, u shpreh kryeparlamentari Jovan Mitreski, transmeton TVM2.
47 senaca të papërmbyllura dhe 130 ligje
Mandati i kësaj përbërje parlamentare përmbyllet me rreth 47 senaca të papërfunduara dhe 130 ligje në procedurë që sipas Mitreskit një pjesë të fajit mbart edhe opozita me bllokimet e vazhdueshme.
“Kjo përbërje parlamentare përfundon mandatin me 102 seanca të përmbyllura nga gjithsej 149 dhe mbi 500 ligje të miratuara. Janë shqyrtuar 3 interpelanca, ndërkaq 7 të tjera as që janë prekur, Deputetët e përbërjes së re parlamentare nisin punën me seancën e 28 apo 29 majit.”
Në seancën e 28 majit do të zgjedhet edhe kryeparlamentari i ri. Sipas rregullores së re, seancën konstituive do ta thërasë kryeparlamentari aktual dhe nëse nuk e thërret të njëjtën më së voni 20 ditë nga votimi, përbërjen e re parlamentare detyrohet ta mbledh deputeti më i vjetër.
Seanca konstituive sipas rregullores së re do të zgjasë tre ditë. Ndërkohë inaugurimi i presidentit të ri do të ndodh më 12 maj, pasi më 8 maj përmbyllet raundi i dytë i presidencialeve.