Anulohen të gjitha aktivitetet në vend, shkaku i tragjedisë ku humbën jetën 45 persona A123

Për shkak të tragjedisë së rëndë, ku humbën jetën 45 persona janë anuluar të gjitha aktivitetet në Kuvend si dhe të gjitha takimet e planifikuara. Kuvendi ka ngrirë të gjitha zhvillimet, ndërsa subjektet politike kanë anuluar takimet e planifikuara për sot. LSDM dhe Alternativa kishin thirrur mbledhje të kryesive qendrore për të diskutuar zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare. Megjithatë sipas njoftimeve jozyrtare këto takime janë anuluar për shkak të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Bullgari.

– Advertisements –