Urime të përzemërta Prof. Dr. Kushtrim Ametit për zgjedhjen në detyrën e lartë të Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës “Fadil Sulejmani”.
Kjo është një arritje e merituar, e cila vjen si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin tuaj të çmuar në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencës. Ju dëshiroj shëndet të plotë, urtësi, vizion dhe suksese të shumta në udhëheqjen e këtij institucioni të rëndësishëm akademik drejt horizonteve të reja të zhvillimit dhe afirmimit.
Jam i bindur se nën drejtimin tuaj, Universiteti Shtetëror i Tetovës “Fadil Sulejmani” do të vazhdojë të fuqizojë cilësinë e arsimit, të avancojë kërkimin shkencor dhe të forcojë pozicionin e tij si një qendër e rëndësishme e dijes dhe e ekselencës akademike në hapësirën shqiptare dhe më gjerë në arenën ndërkombëtare.
Çdo sukses i Universitetit Shtetëror të Tetovës është krenari jo vetëm për Tetovën, por edhe për Kumanovën dhe për mbarë kombin shqiptar. Kjo krenari bëhet edhe më e veçantë duke pasur parasysh se Kumanova është pjesë e pandashme e këtij universiteti përmes Fakultetit të Administratës Biznesore (AB), i hapur më 22 nëntor 2008, duke kontribuar në misionin e madh të arsimit dhe formimit të gjeneratave të reja.
Urime dhe suksese të pandërprera juve, stafit akademik, administratës dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës “Fadil Sulejmani”. Uroj që rrugëtimi juaj të shënohet nga rezultate të jashtëzakonshme, inovacion, dinjitet akademik dhe arritje që do të lënë gjurmë në historinë e arsimit shqiptar.

Me respekt të veçantë,
Prof. Etem Xheladini
Arsimtari juaj

sqShqip