Kush është personi që ia solli Talat Xhaferit USB-në e Gruevskit?
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së në Click Plus në TV21 shprehu pretendime se personi që ia ka dhënë USB-në kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i ka sjell edhe “kërkim falje” nga ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Kërkim falja e Gruevskit i cili për momentin gjendet në Budapest të Hungarisë, ka të bëjë sipas Mickoskit për incidentin me gotën e ujit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Mickoskit, edhe pse thotë se Xhaferi do ta demantojë këtë, ai ka thënë: “Mirë pra, nuk është problem, me ujë më ka gjuajtur, jo me acid”
“E gjitha kjo bëhet për të vetmin qëllim, që në mënyrë të përforcuar të pranohet diktati bullgar dhe të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë”, tha Mickoski, por pa zbuluar personin që ka sjellur USB-në.