May 14, 2024
Maqedoni

Vmro: Bujar Osmani konfirmoi qëndrimet tona

Bujar Osmani konfirmoi qëndrimet e tona se Bullgaria vazhdimisht do të formulojë kërkesa të reja në raport me Maqedoninë, thonë sot nga VMRO-DPMNE.

Osmani, theksojnë nga VMRO-DPMNE, ka thënë të vërtetën dhe kështu i ka vënë në pah të pavërtetat e Kovaçevskit, i cili ka gënjyer me muaj të tërë.

“Vetëm një muaj më parë, kur votuan për iniciativën për ndryshime kushtetuese, Kovaçevski tha nuk ka kërkesa të reja, çështjet bilaterale nuk janë pengesë në plotësimin e mëtutjeshëm të kushteve për hyrje në BE dhe nuk do të ketë veto tjetër, “Kjo është e vërteta”

Osmani duke thënë të vërtetën, tregon se Bullgaria vazhdimisht do të formulojë kërkesa të reja, konfirmoi se Kovaçevski me vetëdije ka gënjyer më 18 gusht nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë opozitare maqedonase, më 18 gusht, Kovaçevski me vetëdije ka dashur të mashtrojë deputetët e tij, me gënjeshtra dhe konstruksione.