May 4, 2024
Shqipëri

Kush është 19-vjeçari shqiptar që e vrau mafiozin më të madh iraken në mes të Bagdadit? Fitoi 1 milionë euro!

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit më të madh irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

Hoxha tha se për vrasjen e Benzemasë shpirblimi i vënë ishte 1 milion euro. Ekzekutori sipas tij është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare banues në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga.

Sipas Hoxhës, Prenga mund të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Aljiburit, pasi është e pamundur që një adoleshent të shkojë në Bagdad dhe të vrasë në atentat një nga njerëzit më të mbrojtur në atë vend.

“Xhuliano Prenga dyshohet se të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Mustafa Aljiburit, i njohur me nofkën “Benzema” pasi i ngjante dhe imitonte futbollistin, që të kryente këtë vrasje. Jepeshin 1 milion euro për atë që vriste Benzemanë. Nuk e dimë është bërë apo jo kjo pagesë. Kur I ka kërkuar para nënës që të shkoj në Bagdad ajo nuk Ia ka dhënë. Xhuljano I tha që kam një mik që më ka ftuar aty, por e ëma nuk ka pranuar dhe nuk Ia ka dhën lekët e biletës. Ai jeton në Suedi.

Ja kanë prerë biletën ata që e kanë nisur. Ka shkuar më datë 7 në Bagdad, edhe duket që është ngjarje e organizuar pasi nuk ka mundësi një 19-vjeçar sado I trajnuar dhe I vendosur të shkojë në Bagdad në një qytet të panjohur, të gjejë armë zjarri dhe të godasë një person kaq të mbrojtur siç është Aljiburi. Kjo do të thotë që një strukturë e tërë e ka ndihmuar që ai ta bëjë këtë gjë. Ai ka marrë informacion që Aljiburi ka qenë në rrugën që lidh aeroportin me qytetin, rruga më e dendur që ka Bagdadi. Ai shkon me motor dhe e gjen në një moment kur trafiku nuk është i ndaluar, por makinat lëvizin me shpejtësi të vogël. I afrohet me motor, në një moment zbret nga motori dhe e qëllon 14 herë. Benzema ishte i vetëm në makinë, por kishte shoqërues, para dhe mbrapa. Sipas të dhënave ata që kanë organizuar ngjarjen kanë menduar që mund ta vrasin aty Xhuljanon, por ai është treguar i shkathët dhe është larguar nga vendngjarja. Për shkak të komunikimeve me radio të policisë, 10 minuta më mbrapa, një patrull policie godet motorin dhe ai ka tentuar të largohet me vrap, por më pas është arrestuar”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

“Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën sudeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë dhe në burg”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.