Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur se kush do të jetë kryetari i koalicionit VLEN, tha se kanë mbajtur mbledhje kryesia e koalicionit ku janë diskutuar zhvillimet e fundit.
Ai tha se këto muajt e fundit 90% gjithë eksponentëve të VLEN-it, kanë folur për VLEN-in dhe një 10% ka përmendur partitë, LD, Besë, Alternativë, ASH.
“Ne kemi vendosur ta bëjmë VLEN-in në mënyrë spontane, prej poshtë lartë, pra duke kontribu në këtë mënyrë që në vazhdimësi të flitet për VLEN-in, dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN-i ka komisionin kadrovik të përbashkët, qendrën mediale të përbashkët, kryesin qendrore të përbashkët, pra dalëngadalë vijmë deri te unifikimi i shëndetshëm i VLEN-it, duke përfundu edhe me një lider”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti tha se kërkesë e qytetarëve e votuesve të VLEN-it është që VLEN-in dëshirojnë ta shohin si një subjekt.

