Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e tribunave dhe për instalimin e ndriçimit të ri në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, si dhe ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Pas ceremonisë, delegacioni vizitoi edhe punimet në Pishinën Gjysmëolimpike dhe në Qendrën Multifunksionale, projekte që po realizohen paralelisht në këtë komunë.

sqShqip