May 17, 2024
Kosovë

Kurti: Terroristët e mbështetur nga Serbia, plan për fillimin e një lufte të armatosur kundër Kosovës (Video)

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e 52-të të Këshillit të Përgjithshëm. Në pjesën e parë të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, anëtarëve të Këshillit ju drejtua kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti.

Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku, ku u fol edhe për situatën aktuale në vend.

“Nga sulmi i tyre qyqar u vra polici ynë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici kufitar Alban Rashiti. Me dhimbjen për Afrim dhe lehtësimin që Albani po mjekohej shpejt menjëherë reaguam duke e vënë perimetrin e sigurisë rreth fshatit Banjskë ku ishin strehuar terroristët”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për vlertën e armatimit të konfiskuar e cila kap vlerën në mbi 5 milionë euro dhe se kishte armatim për qindra luftëtarë.

“Të dielën që shkoi u cenuan integriteti, sovraniteti dhe siguria jonë kombëtare. Ata kishin ardhur më skenar. Kemi gjetur armatim më shumë se 5 milionë euro, kjo dëshmon për planin që kishin ata, fillimin e një luftë të armatosur kundër Kosovës, nën direktivat politike e me mbështetje nga Serbia”, deklaroi Kurti.