May 2, 2024
Kosovë

Anketë me banorët Mitrovicës: Ndjehemi 100 për qind të sigurt me policinë tonë (Video)

Policia e Kosovës arriti një sukses të rëndësishëm në operacionin kundër grupit terrorist në veri të Kosovës. Luftimet zgjatën vetëm një ditë dhe rezultuan me vdekjen e disa terroristëve dhe arrestimin e të tjerëve. Pasuria e njërit prej liderëtve të këtij grupi terrorist, Milan Radojçiq, është konfiskuar, e që përbën një dëshmi të lidhjeve të tij dhe kriminelëve tjerë me Beogradin.

Në anën tjetër, mbetet dilemë se a mund të ketë sulme të tjera të mundshme të grupeve serbe në këtë pjesë të territorit të Kosovës dhe sa është e gatshme Policia e Kosovës të reagojë ndaj tyre. Po ashtu, si do të ndikojë ky sulm në bisedimet Kosovë-Serbi është një çështje që mbetet në pikëpyetje.

Në ndërlidhje me sulmin e ditëve më parë në Banjskë, mister mbetet identiteti i shtatë shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Pasojat e këtij sulmi janë në vëmendjen tonë, dhe do të informojmë më tej mbi zhvillimet.

Në intervistën e zhvilluar me analistin nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ai nuk përjashton mundësinë për provokimet të reja serbe.

Kemi anketuar edhe qytetarët e Mitrovicës të cilët ndjehen 100 për qind të sigurtë me policinë e Kosovës.

Vlora Zenuni / Televizioni News