Kosovë

Kurti: Po punojmë fortë për të gjetur një rrugëdalje, bandat duhet të kthehen në Serbi apo në burg në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për krizën në veri dhe për acarimin e raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët, konkretisht më SHBA-të, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se janë duke punuar shumë për të gjetur një rrugëdalje.

Sipas Kurtit, rrugëdalja nuk duhet të jetë një rrugë e lakuar por më shumë një hekurudhë, meqë sipas tij nevojiten dy korsi.

Fillimisht thotë se për të dalë nga kjo krizë, nënkuptohet sundim i ligjit, që bandat duhet të kthehen në Beograd apo në burg në Kosovë dhe më pastaj do të ulet numri i policëve në ndërtesat e komunave për të ecur drejt normalizimit.

“Po punojmë fortë për të gjetur një rrugëdalje. Rrugëdalja nga kjo nuk duhet të jetë rrugë e lakuar por më tepër një hekurudhë. Që nënkupton se kemi nevojë për dy korsi. E para për të dalë nga kjo krizë në veri, që nënkupton sundim të ligjit, bandat duhet të kthehen në Serbi apo në burg në Kosovë dhe pastaj ulim numrin e policisë në ndërtesat e komunave dhe normalizojmë situatën”, ka thënë Kurti.