Jo 450 por 130 euro, çmimi i patikave! Grubi: VMRO, fabrikë për gënjeshtra! (Foto)

Kabineti i zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, ka kërkuar nga VMRO DPMNE-ja të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale që bën kjo parti në adresë të z.Grubi. Reagimi vjen pas pretendimeve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, se çmimi i atleteve të Grubit që mbante veshur një ditë më parë, ka qenë 450 euro. Nga kabineti i Grubit, thonë se shpifjet e VMRO-së janë bërë përditshmëri ndërsa propagandën e tyre e krahasojnë me atë të Hitlerit.

“Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi i saj e deri më sot.

“VMRO DPMNE-ja e sotme është e panjohur dhe e zhvlerësuar nga ana e udhëheqësisë aktuale që e lëshoi “nën ujë” të gjithë udhëheqësinë e saj të mëparshme dhe po merret me nënçmimin e të tjerëve përmes propagandës Gebeliane.

Për këtë shkak Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh se Hristijan Mickoski dhe më shumë se 1/3 e votuesve të VMRO DPMNE-së nuk e përkrahin Mickoskin, por e llogarisin ende Gruevskin si lider të tyre.

VMRO DPMNE duhet të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale drejtuar Zëvendës kryetarin e parë të Qeverisë, z. Artan Grubi.

Në shtojcë po ju dërgojmë dëshmi për çmimin e atleteve për të cilat, paramendoni, u mblodh Komiteti Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së dhe solli vendim strategjik të krijojë edhe një lajm të rremë me urdhër të kryetarit të tyre në koleksionin e tij të përditshëm.”, thuhet nw reagimin e lëshuar nga zv.kryeministri Artan Grubi.