Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve fqinje.
“Në New York u takova me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Diskutuam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe në infrastrukturë, me fokus të veçantë në projektin e tunelit Prizren-Tetovë”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, dy vendet mbeten të përkushtuara për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

