April 29, 2024
Kosovë

Kurti: Nesër do të shkoj në Bruksel për dialog, do të insistojë për lirimin e policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel, të cilin BE-ja e ka paralajmëruar për këtë javë.

Ai ka njoftuar se nesër do të niset drejt Brukselit.
“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell.

Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.