April 29, 2024
Kosovë

Kurti: Kosova dënon sulmet e sotme terroriste kundër Izraelit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit.

Në platformën X, ai ka thënë se dënon të gjitha aktet e dhunës dhe se qëndron në solidaritet të palëkundur me të prekurit, raporton Klan Kosova.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.