Kosovë

Kurti ka deklaruar pasurinë, 119 euro para në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij personale si dhe atë që ka në pronësi bashkëshortja e tij.

Personalisht ai ka deklaruar se posedon 119 euro para të gatshme dhe ka përmendur 250 euro si shpenzime për qiranë.

Në formular shihet se gruaja e tij ka në pronësi një banesë, vlera e së cilës është 400 mijë euro, derisa për të janë detyrime financiare prej 250 mijë euro.

Po ashtu shihet se gruaja e tij ka të deponuara para të gatshme prej 10 mijë euro në njërën nga bankat në Norvegji.